Shërohen 40 pacientë nga COVID-19 në Kosovë

Shërohen 40 pacientë nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 216 raste me COVID-19.

Lajmi i mirë është shërimi i 40 pacientëve të prekur nga koronavirusi, që çon numrin e përgjithshëm të të shëruarve në gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Motilokal.com