India dhe Kina, këtë muaj udhëtojnë drejt Marsit

India dhe Kina, këtë muaj udhëtojnë drejt Marsit

Krateri  82 km i gjerë ndodhet në pjesën veriore të planetit të kuq, në jug të dunës së madhe Olimpia Undae, fusha që rrethon pjesërisht pjesën polare veriore të Marsit. Ai është  një krater i mirë ruajtur,  dhe i mbushur  me ujë të ngrirë për gjithë vitin.

Misioni i parë hapësinor i Indisë në planet do të niset më 15 korrik, ndërsa një tjetër mision, ai i Kinës, ka të njëjtin destinacion, por më 20 deri 25 korrik.

I ndodhur në pjesën veriore të planetit të kuq, në jug të dunës së madhe Olimpia Undae, fusha që rrethon pjesërisht pjesën polare veriore të Marsit, një krater i mirë ruajtur, është i mbushur me ujë të ngrirë për gjithë vitin. Thellësia e kraterit është 2 km dhe në të gjendet një shtresë 1.8 km e trashë, që konsiderohet edhe rezervuari më i madh i akullit jo polar në Mars.

Korolev Crater

Mësohet se uji i ngrirë është i përhershëm në kraterin Korolev, sepse pjesa më e thellë e tij vepron si një ftohës natyral. Krateri ka marrë emrin e inxhinierit dhe projektuesit të raketave Sergei Pavlovich Korolev, që konsiderohet edhe babai i teknologjisë hapësinore ruse. Korolev zhvilloi raketën e parë ndërkontinentale ruse R7, shtytësja e raketave moderne Soyuz që veprojnë edhe sot.


Ulja në Mars konsiderohet një nga sfidat më të mëdha. Sipas të dhënave deri më tani ka patur 18 misione në Mars, vetëm ulje të Roverave. Vetëm 10 prej tyre kanë qenë të suksesshëm, nga këto 10 misione të suksesshme, nëntë kanë qenë të NASA-s./Motilokal.com