Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga Universiteti Hasselt i Belgjikës, grimca e ndotjes së ajrit janë zbuluar në pjesën fetale të placentës, gjë që tregon qartë, se foshnjat në barkun e nënës janë të ekspozuara direkt ndaj karbonit të zi të prodhuar nga makinat në trafik e karburanti që digjet.
Ky është hulumtimi i parë që tregon për pengesat e placentës që mund të depërtohet nga grimcat që thithin nënat. Janë gjetur mijëra grimca të imëta për një milimetër kub indesh në çdo placentë të analizuar.
Lidhja midis ekspozimit ndaj ajrit të ndotur dhe numrit të shtuar të aborteve spontane, lindjeve të parakohshme e peshës së vogël të fëmijëve në lindje është përcaktuar tashmë. Hulumtimi sugjeron se grimcat mund të jenë një shkak i drejtpërdrejtë e jo thjesht përgjigja inflamatore e nënës ndaj ndotjes.
“Dëmtimi i fetusit mund të ketë pasoja për gjithë jetën”, theksoi profesor Tim Nawrot nga Universitetin Hasselt i Belgjikës, i cili është drejtues i studimit.
"Kjo është periudha më e ndjeshme e jetës. Për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme, ne duhet të zvogëlojmë ekspozimin."
Ai tha se qeveritë kanë përgjegjësinë për të ulur ndotjen e ajrit, por njerëzit duhet të këshillohen t’i shmangen rrugëve me trafik të rënduar.
Një rishikim gjithëpërfshirëse globale arriti në përfundimin se ndotja e ajrit mund të dëmtojë çdo organ dhe pothuajse çdo qelizë në trupin e njeriut.
Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Communications, shqyrtoi 25 placenta nga gratë jo-duhanpirëse në qytetin Hasselt. Studiuesit përdorën një teknikë laser për të zbuluar grimcat e zeza të karbonit, të cilat kanë një gjurmë unike të dritës.
Në secilin rast, ata gjetën nanogrimca në anën fetale të placentës dhe numrin që lidhet me nivelet e ndotjes së ajrit të thithura nga nënat. Në placentat e nënave që jetonin afër rrugëve kryesore kishte një mesatare prej 20,000 nanogrimcash për milimetër kub. Për ato më larg, mesatarja ishte 10,000 për milimetër kub.
Ata gjithashtu ekzaminuan placentat nga abortet dhe zbuluan se grimcat ishin të pranishme edhe në fetusin 12 javësh. Raporti i parë i grimcave në placentë u paraqit në një konferencë në Shtator të 2018-es, megjithëse përbërja e grimcave nuk ishte konfirmuar.
Studiuesit gjithashtu gjeten grimca të karbonit të zi në urinën e fëmijëve të shkollave fillore.
"Realisht është vërtet e vështirë të japësh këshilla praktike njerëzve, sepse të gjithë duhet të marrin frymë," tha ai. "Por ajo që njerëzit mund të bëjnë është të shmangin rrugët me trafik të ngarkuar." /Motilokal.com
