Moti i ligë godet Kroacinë, era deri në 160 kilometra në orë

Moti i ligë godet Kroacinë, era deri në 160 kilometra në orë

Disa qytete të Kroacisë mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm janë goditur nga një stuhi e fortë, duke shkaktuar shumë probleme. Erërat e forta rrëzuan pemë të shumta, shtylla telefonike dhe çati të ndërtesave.

Sipas njoftimeve në Dalmaci, shpejtësia e erës ishte 153 km/orë, kështu që edhe sot në disa pjesë të Kroacisë është në fuqi alarmi i verdhë dhe portokalli, dhe një alarm meteorologjik i kuq është lëshuar për Kanalin e Velebit për shkak të erërave që mund të arrijnë deri në 160 km/orë.

Autoritetet kroate njoftuan se alarmi meteorologjik i portokallit është në fuqi për rajonin Rijeka, Kvarner dhe Kvarneriq, bregdetin perëndimor të Istria dhe Dalmacinë veriore dhe qendrore.

Ndërsa në jug të Dalmacisë dhe zonat përreth Splitit dhe Kninit dhe Gospiq priten erëra me fuqi prej 65 deri 110 km/orë./Motilokal.com

(snimio čitatelj Elvis Drandić)


U Umagu su letjeli suncobrani, (foto: Alan Paradinovic)