Studim: Imunitetit i tufës ndaj koronavirusit është i paarritshëm

Studim: Imunitetit i tufës ndaj koronavirusit është i paarritshëm

Sipas një studimi të kryer nga mjekë spanjoll, të cilët hedhin poshtë teorinë e imunitetit të masës. Shkencëtarët kanë verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishin krijuar antitrupa, thënë ndryshe mbrojtje kundër koronavirusit të ri.

Studimi zbuloi gjithashtu se rreth një e treta e pjesëmarrësve që kishin kontraktuar virusin mbeti asimptomatike, për të cilin autorët thonë se ka “implikime të rëndësishme të shëndetit publik”.

Zakonisht, imuniteti i masës, arrihet vetëm kur pjesa më e madhe e popullatës është infektuar nga një virus ose të jetë vaksinuar kundër tij, në mënyrë që të ndalohet qarkullimi.

Ka pasur kërkime të tilla në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat rezultoi se shumica e popullatës kishte qëndruar e paekspozuar ndaj virusit edhe në zonat ku përhapja dhe qarkullimi i tij ishte në nivele tepër të larta.

Ndërkohë, ekspertët janë të pasigurt nëse krijimi i antitrupave do të thotë se dikush nuk mund të infektohet sërish, pasi nuk dihet se për sa kohë mund ta mbrojnë njeriun nga virusi./Motilokal.com