Ngrohja globale ka shkaktuar trazira dhe në vetëm 150 vjet ka arritur të anulojë procesin që në 6500 vitet e fundit ka parë temperaturë mjaft të ulëta, transmeton ANSA.
Kjo tregohet nga hulumtimi i botuar në revistën ”Scientific Data” nga klimatologë e Universitetit të Arizonës Veriore, të koordinuar nga Darrell Kaufman.
Studimi rikonstruktoi variacionin në temperaturat mesatare globale të Tokës në 6000 vitet e fundit në krahasim me ato të mesit të shekullit XIX dhe variacionet klimatike të së kaluarës janë rikonstruktuar duke analizuar sedimentet e deteve dhe liqeneve, shtresat e akullit të Poleve dhe polenin fosil.
Në këtë mënyrë ishte e mundur të rindërtohej ndryshimi i madh që ndodhi në Holocene, periudha gjeologjike që filloi rreth 12000 vjet më parë dhe në të cilën ndodhet Toka aktualisht.
Kaufman theksoi se rezultatet tregojnë se ngrohja globale ka arritur nivele që nuk janë parë kurrë në gjashtë mijëvjeçarët e kaluar dhe para ngrohjes, Toka ndodhej në një ftohje globale./Motilokal.com
