Hëna ka më shumë metale sesa kemi menduar

Hëna ka më shumë metale sesa kemi menduar

Hëna është shumë më e pasur me metale, sesa mendohej deri më sot. Kjo është bërë e ditur nga një studim i publikuar së fundmi në revistën Toka dhe Shkencat Planetare, i kryer nga një sërë institucionesh shkencore botërore, përfshirë laboratorin e NASA, tregon pikërisht për përbërësit e zbuluar nën sipërfaqen e satelitit tonë.

Studimi është i bazuar në të dhëna nga misioni Lunar Orbiter të NASA, instrumentet e të cilit janë përdorur për të rindërtuar, përmes pamjeve radio, karakteristikat e pluhurit të imët në fund të kraterave hënor.

Pluhuri i sjellë në sipërfaqe si pasojë e impakteve me meteoritë, duke qenë gjithnjë e targetuar nga ta, pasi Hëna nuk ka një atmosferë të sajën.

Nga analizat rezulton se hëna është e pasur me okside hekuri dhe titani.

Zbulimi është i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në qartësimin dhe zbulimin e saktë të origjinës së satelitit tonë./Motilokal.com