Ish-basketbollisti i njohur i klubit Prishtina, Fikret Shatri ka arritur të përmbyll me sukses maratonën historike, e gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.
Atleti Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur sot në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës.
Shatri e ka quajtur vrapimin e tij me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.
Nuk mbahet në mend të ketë ndodhur më parë një maratonë e tillë nga një atlet.
Fikret Shatri po ashtu ditë më parë kishte ka përfunduar me sukses vrapimin nga Prishtina në Istog, por kjo e fundit është një maratonë që do të mbahet në mend gjatë./Motilokal.com




