Ditëve të ngrohta të verës po u vjen fundit, tani është koha që rrobave të shkurta dhe të hapura duhet tua bëni vendin në sirtar dhe të mendoni për stinën që po vije.
Motilokal.com ju sjell gjashtë hapa se si të visheni në stinë e vjeshtës.
1. Provoni rroba të sipërme të ndryshme. Me fillimin e stinës së vjeshtë, ulën temperaturat dhe fillon të bëhet me ftohtë, kështu që përshëndetuni me veshjet e shkurta dhe të hapura. Filloni të përgatituni për stinën e vjeshtës. Llojet më të mira për t’i veshur në vjeshtë janë trikot - pavarësisht se ato janë pulovër, xhaketa të thurura nga gjyshja juaj. Ju gjithashtu mund të provoni rroba me mëngë të gjata, së bashku me një jelek të fryrë etj.

2. Balanconi pamjen tuaj me pjesët e poshtme. Materialet më të mira për veshje në stinën e vjeshtës janë xhinset dhe rrobat me lëkur. Ekzistojnë shumë ngjyra, modele dhe stile të xhinseve për t’u veshur, siç janë: xhinse me lule (megjithëse shpesh vishen ne pranverë), xhinse galaktike, xhinse me ngjyra, xhinse te modeluara etj. Pantallonat janë gjithashtu të shkëlqyera për sezonën e vjeshtës, duke i kombinuar me një xhup apo një triko.
3. Kombinonin dhe përshtateni me aksesorët. Aksesorët më të shkëlqyeshëm janë shallet të thurura po ashtu si rrathët, byzylykët dhe orët etj.

4. Provoni lloje të ndryshme të çizmeve. Lloje të ndryshme të këpucëve për sport gjatë vjeshtës janë çizmet me gjunjë të lartë, çizmet me kyçin e këmbës të ulët, çizmet të mesme, të gjitha në ngjyra të ndryshme si kafe, e zezë, e bardhë, gri etj.

5. Rregulloni flokët tuaja në mënyra të ndryshme. Rregullimi i flokëve tërheq më shumë vëmendjen e flokëve tuaj dhe rrobave, sesa fytyrës tuaj, e cila është më mirë në vjeshtë, sepse ne kemi tendencë të dukemi më mirë në fytyrë gjatë sezoneve të fund viti. Ju mund t’i rregulloni si gërsheta franceze, gërsheta mikro ose të dredhura dhe gërsheta bishtapeshk.

6. Zgjidhni kombinimin e duhur të grimit. Me ndryshimin e stinëve lëkura pëson dëmtime të njëpasnjëshme dhe ne duhet ta përshtatim atë me kohën. Stina e vjeshtës është një pikë kyçe e kalimit nga stina e nxehtë në të dimrit, prandaj lëkura në këtë periudha ka më shumë nevojë se kurrë për përkujdesje. Teksa jemi në shtator, ne duhet të rregullojmë lëkurën nga dielli i fortë dhe ta përgatisim për ditët e ftohta të dimrit. Ne po ju tregojmë disa këshilla që duhet t’i keni parasysh në stinën e vjeshtës për lëkurë sa më të shëndetshme.
Ngjyrat më të thella dhe më të errëta janë më të mira gjatë sezonit të vjeshtës, kështu që shmangni ngjyrave të ndritshme të pranverës dhe verës. /Motilokal.com
