Shpërthen vullkani Sakurajima, njëri nga më aktivet

Shpërthen vullkani Sakurajima, njëri nga më aktivet

Një nder vullkanet më aktiv në Japoni i njohur me emrin Sakurajima, ka shpërthyer duke ngritur një re hiri të paktën 2.000 metra lartësi mbi krater, raporton ABC News.

Sipas Qendrës Këshilluese Vullkanike të Tokës (VAAC), reja e hirit mbi vullkan arrin deri 4 mijë metra ose 2.8 mijë metra mbi krater.

Në gjuhën shqipe Sakurajima, do të thotë “Lulja e qershisë”, ndodhet rreth 50 kilometra larg centralit bërthamor Sendai në Japoni.

Vullkani vazhdimisht ka nxjerrë hirin, shpërthimet e tij kanë qenë të shpeshta që nga viti 1955. /Motilokal.com