Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Për të gjithë ju që keni vendosur t’i nisni pushimet këtë javë dhe ta kaloni më shumë kohë në deti, ju presin orë të gjata me diell.

Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të luhatën nga 22 deri në 30 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Edhe e marta do të jetë me mot të kthjellët me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë edhe më përvëluese, pasi temperaturat do të sillen prej 24 deri në 34 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com