Për të gjithë ju që keni vendosur t’i nisni pushimet këtë javë dhe ta kaloni më shumë kohë në deti, ju presin orë të gjata me diell.
Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të luhatën nga 22 deri në 30 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.
Edhe e marta do të jetë me mot të kthjellët me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.
Ndërsa e mërkura pritet të jetë edhe më përvëluese, pasi temperaturat do të sillen prej 27 deri në 33 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com
