Arkitekti Stefano Boeri propozon rikonceptimin urban të së ardhmes

Arkitekti Stefano Boeri propozon rikonceptimin urban të së ardhmes

Pesë propozime të qarta, të mundshme për të përfituar nga kjo krizë, duke e bërë atë një mundësi dhe për të shndërruar investimet pas COVID-19 në cilësi dhe pasuri për të gjithë.

Arkitekti dhe planifikuesi urban, Stefano Boeri, i paraqiti disa ide në një panel - në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të botës së kulturës dhe argëtimit.

Pylli Vertikal: thënë më thjesht pyllëzimi: angazhimi për të shtuar numrin e pemëve në qytetet tona, një pikë në të cilën Kryeministri Conte e shumë liderë botërorë janë angazhuar se për këtë ide duhet të fillohet menjëherë.

Roli i shkollave në një qytet që ndryshon. Ato duhet të jenë qendra komunitare të hapura, për të rizbuluar atë komunitet që do të duhet të jetë baza e qyteteve të reja, me të gjitha shërbimet e arritshme për 15 minuta.

stefano boeri architetti plans 'vertical forest city' for huanggang, china

Rigjallërimi i fshatrave historike: Për një efikasitet dhe bukuri të preferohet modeli francez që lejon ”dialogun” midis qyteteve dhe rrjeteve të fshatrave historikë, që duhet të bashkëpunojnë, përndryshe ripopullimi i fshatrave nuk do të ndodhë.

Zëvendësimi i ndërtesave: Janë të paktën katër milion ndërtesa që konsumojnë energji që duhet të prishen dhe rindërtohen. Çështja është rigjallërimi i sektorit të ndërtimeve, por në emër të qëndrueshmërisë dhe cilësive mjedisore. Sot, nëse ndërtoni ndërtesa që konsumojnë më pak dhe marrin më pak hapësirë, duhet të hiqen tarifat e urbanizimit.

Stefano Boeri: "Inter & AC Milan's Proposed New Stadium Is A ...

Shfaqjet direkt: Propozoj të frymëzohemi nga modeli anglez “Live Music Act”, që lejon që deri në orën 23:00 të bëhet muzikë, por edhe teatër, me një maksimum prej 200 personash, pa marrë leje dhe pa burokracira./Motilokal.com

stefano boeri architetti plans 'vertical forest city' for huanggang, china