Rriten temperaturat, bëhuni gati për plazh këtë fundjavë në Shqipëri

Rriten temperaturat, bëhuni gati për plazh këtë fundjavë në Shqipëri

Ditët verore po vijnë. Për të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën apo të nisini pushimet në plazhet shqiptare, bëhuni gati. Nga sot në vendin tonë pritet të mbajë mot tipik veror me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 29 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E shtuna do të jetë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe me diell në mesditë vende-vende reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 30 °C.

Të dielën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 31 °C./Motilokal.com