Forcat Ajrore shpëtojnë gjashtë turistë kosovarë në malin e Jezercës [Video]

Forcat Ajrore shpëtojnë gjashtë turistë kosovarë në malin e Jezercës [Video]

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosova.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses./Motilokal.com