Shumë pjesë të Evropës janë përfshirë nga ajri i nxehtë afrikan, duke regjistruar temperatura të larta me mbi 40 gradë celsius si në Kordoba të Spanjës.
“Dielli është shumë i fortë, unë nuk jam mësuar me vapën dhe përdorimi i maskës e bën shumë mbytëse, por është me detyrim ndaj duhet të pranojmë masat e nevojshme”, thotë një vajzë.
Edhe gadishulli Skandinav është goditur nga i nxehti përvëlues, duke thyer rekordin e temperaturave në Suedi. Edhe përkundër rritjes së numrit të rasteve me koronavirus mijëra njerëz u janë drejtuar plazheve.
Franca, Belgjika, por edhe Britania po shijojnë një mot të mirë, shoqëruar me disa lehtësira të bllokadës anti-Covid.
Njerëzit mund të preken nga Covid-19 pavarësisht nxehtësisë, ndaj duhet të mbrohen për veten dhe të tjerët duke larë duart rregullisht dhe duke ruajtur distancimin social./Motilokal.com


