OBSH ngre alarmin për rritjen e rasteve në Europë

OBSH ngre alarmin për rritjen e rasteve në Europë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri ka shënuar rritje në Europë, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ngriti alarmin për gjendjen e sistemeve shëndetësore, tashmë nën presion, nëse kjo rritje pas lehtësimit të masave kufizuese nuk merret nën kontroll.

Gjatë në konference për mediat, drejtori rajonal i OBSH për Evropën, Hans Kluge u shpreh  se 30 vende evropiane kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.

“Në 11 nga këto vende, përhapja e përshpejtuar ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë”, tha ai.

Shteti gjerman i North Rhine-Westphalia ka vendosur sërish karantinën në dy rrethe pas “një shpërthimi epidemik” në një fabrikë përpunimi të mishit, ndërsa në provincën verilindore të Spanjës e Aragon po vendosen sërish kufizime për shkak të një rritje të rasteve në mes të mbledhësve të frutave.

Teknologjia digjitale,  përfshirë aplikacionet e gjurmimit të kontakteve, mund të jetë thelbësore në ndjekjen e virusit, shtoi Kluge./Motilokal.com