Tërmeti i fuqishëm me madhësi 5.4 godet provincën lindore turke të Vanit

Tërmeti i fuqishëm me madhësi 5.4 godet provincën lindore turke të Vanit

Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot provincën lindore turke Van.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) epiqendra e tërmetit është regjistruar në distriktin Ozalp në thellësi prej 6.9 kilometrash.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 13:03 sipas kohës lokale ndërsa është ndierë edhe në disa qytete fqinje.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu tha se deri tani nuk ka informacione për pasoja të mëdha nga tërmeti.

“Sipas informacioneve të para duket se në qendër të Ozalpa-s nuk ka dëme. Në rrjedhë është mbledhja e informacioneve nga rajonet rurale dhe ka arritur vetëm një alarm për një shtëpi të dëmtuar. Ekipet e AFAD-it dhe shërbimet kompetente të provincës janë në terren dhe do të lajmërojnë opinionin për detajet”, tha Soylu në Twitter./Motilokal.com