Moti sot në Kosovë do të mbajë me vranësira dhe intervale me diell, vende-vende edhe reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 19 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.
E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët, në mesditë priten edhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com
