Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Meksikën, alarm për cunami

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Meksikën, alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Meksikën Jugore dhe Qendrore. Nuk ka ende ndonjë raport për shtrirjen e dëmtimit ose të lënduarve.

Sondazhi Gjeologjik i ShBA-së tha që tërmeti ishte me magnitudë 7.4 dhe me epiqendër  përgjatë bregdetit të Paqësorit të shtetit Oaxaca.

Sipas njoftimeve të mediave të huaja është lëshuar alarmi për cunami, teksa akoma nuk dihet nëse ka pasur dëme apo jo.

I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet më të prirura në botë për tërmete. Kryeqyteti shihet si i prekshëm për shkak të vendndodhjes së tij në majë të një shtrati antik liqeni./Motilokal.com