Reshjet e shiut shkaktojnë̈ vërshime në disa pjesë të Komunës së Podujevës

Reshjet e shiut shkaktojnë̈ vërshime në disa pjesë të Komunës së Podujevës

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe pengesa në qarkullim në disa lokalitete të Komunës së Podujevës.

Uji ka vërshuar toka bujqësore dhe rrugë në fshatin Bellopojë, Lupç i Poshtëm, Batllavë, Dumnicë, Penuhë dhe në disa fshatra të tjera.

Përveç daljes nga shtrati kryesisht të përroskave, vërshime janë shkaktuar dhe nga mbyllja e kanaleve të ujërave atmosferike, probleme kanë shkaktuar edhe ujërat sipërfaqësore nga reshjet e shumta.

Image may contain: sky, cloud, tree, grass, outdoor, nature and water

Për të parë nga afër gjendjen e krijuar dhe dëmet e shkaktuara në pronat bujqësore, zonat e goditura nga vërshimet i ka vizituar Drejtori i Drejtorisë̈ së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Image may contain: one or more people, cloud, sky, outdoor, nature and water

Ndërsa, ekipi i sektorit për Emergjencë i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës me kompaninë e angazhuar është vazhdimisht në teren duke intervenuar në sanimin e gjendjes.

Image may contain: cloud, sky, tree, house, outdoor and nature

Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, bujqësi dhe ekonomi familjare do të vlerësohen nga komisioni i Komunës./Motilokal.com

Image may contain: sky, plant, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: 2 people, sky, cloud, tree, house, outdoor, nature and water

Image may contain: cloud, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, sky, house, cloud, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, cloud, tree, grass, mountain, outdoor and nature

Image may contain: plant, tree, outdoor, nature and water