Shembje dheu dhe gurësh në rrugën për Batllavë

Shembje dheu dhe gurësh në rrugën për Batllavë

Që nga orët e hershme të mëngjesit i gjithë territori i Kosovës është përfshirë nga reshjet të mëdha të shiut, duke shkaktuar probleme në disa fshatra.

Nga reshjet e mëdha të shiut ka pas shembje dheu dhe gurësh në rrugën Orllan-Batllavë.

Sipas njoftimeve kjo pjesë është e qarkullueshme për automjete, por kërkohet kujdes i shtuar pasi që në disa pjesë ka shembje të dheut dhe gurëve./Motilokal.com