Mikrobiologu Raka: COVID-19 nuk është rrenë, mund të prek ty dhe të dashurit tuaj

Mikrobiologu Raka: COVID-19 nuk është rrenë, mund të prek ty dhe të dashurit tuaj

Pas rritje së numrit të infektuarve me koronavirus, mikrobiologu i njohur kosovarë Lul Raka përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se koronavirus nuk është rrenë mund të prek secilin nga ju.

Ai theksoi se kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese....

Shkrimi i plotë i mikrobiologut Raka:

Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet dita ditës!

Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët.

Qytetarë të dashur, Ju lutem t’i zbatoni këshillat sot, sepse nesër mund të jetë vonë:

1. Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!

2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!

3. Mbani higjienën e duarve!

Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.

Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!

Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë!/Motilokal.com