Një algoritëm që u krijua për të studiuar yjet në qiell, po rezulton të jetë efikas për të eksploruar tërmetet nga thellësia e tokës.
Quhet ‘Sequencer’ dhe u ideua për të analizuar të dhënat astronomike në sasi tejet të larta, por mund të përdoret në analizmin edhe të informacioneve e statistikave të mbledhura në 30 vitet e fundit nga mijëra e mijëra sisteme sizmike që regjistrojnë vibrimet e kores së tokës pas tërmeteve.
I botuar në revistën “Science”, aplikacioni i ri i algoritmit u zhvillua nga universitetet amerikane Johns Hopkins, me grupin e astrofizikantit Brice Ménard, dhe nga Maryland, me grupin e sizmologut Doyen Kim.
Projektuar për të analizuar sasinë e madhe të të dhënave astronomike, algoritmi mund të përdoret gjithashtu për të analizuar informacionin e mbledhur në 30 vitet e fundit nga mijëra sizmogramë, grafikët që regjistrojnë dridhjet e kores së tokës pas një tërmeti."
Deri më tani, nëpërmjet algoritmit janë dalluar rajonet më të nxehta të mantelit të tokës, deri në 3 mijë metër thellësi, veçanërisht në zonat në Oqeanin Paqësor në afërsi të Hawaii-t./Motilokal.com
