Edhe kjo javë do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, kryesisht me diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me bubullima.
Dita e hënë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 24 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.
E marta do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 21 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit. /Motilokal.com
