Një person humb jetën dhe 18 të lënduar nga tërmeti në lindje të Turqisë

Një person humb jetën dhe 18 të lënduar nga tërmeti në lindje të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi provincën lindore Bingol të Turqisë paditen e sotme, duke marrë jetë e një personi dhe duke lënë të lënduar 18 të tjerë, njofton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e provincës Bingol njoftuan se në fshatin Kaynarpinar, dy kullat e vëzhgimit që i përkisnin stacionit policor u rrëzuan dhe u plagosën tre roje të fshatit.

Guvernatorati i Bingolit njoftoi se gjithsej shtatë persona, duke përfshirë një roje të fshatit, u shpëtuan nga rrënojat përderisa përpjekjet janë duke vazhduar për të shpëtuar tre persona të tjerë, përfshirë një roje të fshatit.

Më vonë u konfirmua nga autoritetet se roja i fshatit që ishte bllokuar nën rrënoja në Kaynarpinar humbi jetën.

A view of a collapsed house in Turkey's eastern province of Bingol on June 14, 2020.

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se 18 persona janë plagosur nga dridhjet, por shtoi se askush prej tyre nuk është në gjendje kritike shëndetësore.

Tërmeti dëmtoi pjesërisht 10 shtëpi në fshatrat Elmali dhe Dinarbey të krahinës Yedisu.

A Disaster and Emergency Management Authority (AFAD) employee stands by a crack that emerged in a road following a 5.7 magnitude earthquake, Bingöl, Turkey, June 14, 2020. (AA Photo)

Sipas agjencisë së katastrofës, të paktën 33 dridhje të tjera janë regjistruar pas tërmetit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në rajon janë dërguar 26 automjete dhe një personel shëndetësor i përbërë prej 109 personave, si dhe dy avionë ushtarak janë në gatishmëri nëse ka nevojë për ndihmë të mëtejshme./Motilokal.com