Gjysma e planetit është ende e lirë nga ndikimi njerëzor - dhe duhet të mbetet e tillë

Gjysma e planetit është ende e lirë nga ndikimi njerëzor - dhe duhet të mbetet e tillë

Vetëm 20% e planetit tonë është e lirë. Ndërsa pjesa tjetër e Tokës, pra jo pak, por 80% është e pushtuar nga prezenca njerëzore. Këtu sigurisht përjashtohen zona ekstreme si polet, shpella, maja malesh shumë të larta apo aty ku kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur mbijetesën e njeriut.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Jason Riggio në Universitetin e Kalifornisë kanë realizuar një analizim të detajuar të katër hartave të ndara që tregojnë ndikimin global njerëzor në të gjithë botën në periudha të ndryshme ndërmjet 2009 dhe 2015. Kjo i ndihmoi ata të krijojnë një hartë globale që nënvizon fushat ku njerëzit kanë më së paku ndikim.

Katër hartat e analizuara treguan se midis 20% dhe 34% të sipërfaqes pa akull të Tokës ka një ndikim shumë të ulët njerëzor, ndërsa ndërmjet 48% dhe 56% të sipërfaqes globale ka një ndikim të ulët njerëzor. Tre nga katër hartat e analizuara sugjerojnë se 46% e sipërfaqes së botës që është e mbuluar në akull jo të përhershëm ka një ndikim të ulët njerëzor.

Ndër zonat më të mëdha me ndikim të ulët janë shtrirjet e gjera të pyjeve boreale dhe tundra në të gjithë Azinë veriore dhe Amerikën e Veriut dhe shkretëtira të mëdha si Sahara në Afrikë dhe Australi. Këto zona kanë tendencë të jenë më të ftohta dhe / ose më të thata dhe më pak të përshtatshme për bujqësi.

Në mënyrë shqetësuese, më pak se 1% e kullotave të buta, pyjeve halore tropikale dhe pyjeve të thata tropikale kanë ndikim shumë të ulët njerëzor. Studiuesit zbuluan gjithashtu se më pak se 1% e kullotave tropikale kanë një ndikim shumë të ulët njerëzor.

"Megjithëse përdorimet e tokës nga njerëzit po kërcënojnë gjithnjë e më shumë habitatet natyrore të mbetura të Tokës, veçanërisht në zona më të ngrohta dhe më mikpritëse, gati gjysma e Tokës mbetet akoma në zona pa përdorim intensiv në shkallë të gjerë", tha në një deklaratë bashkë-autori Erle Ellis, profesor i gjeografisë në Universitetin e Maryland-Baltimore.

Analiza sugjeron që "prirja e përgjithshme është që ne vazhdojmë të humbasim peizazhe natyrore dhe ndikimi i përgjithshëm njerëzor po rritet globalisht", tha Riggio.

Qëllimet e biodiversitetit

Studiuesit argumentuan se pandemia e tanishme ilustron rëndësinë e ruajtjes së tokave natyrore për të ndarë veprimtarinë e kafshëve dhe njerëzve. Studimet kanë treguar gjasat që SARS-CoV2, virusi që shkaktoi sëmundjen COVID-19, është një virus zoonotik që kërceu nga kafshët te njerëzit.

"Rreziku i njeriut ndaj sëmundjeve si COVID-19 mund të zvogëlohet duke ndaluar tregtinë dhe shitjen e kafshëve të egra, dhe minimizimin e ndërhyrjes njerëzore në zona të egra", tha në një deklaratë Andrew Jacobson, profesor në Kolegjin Catawba në Karolinën e Veriut.

Toka e paprekur mund të ndihmojë në pastrimin e ajrit dhe ujit, riciklimin e lëndëve ushqyese, prishjen e produkteve të mbeturinave dhe polenizimin e bimëve./Motilokal.com