Sipas një studimi të fundit, fëmijët nën moshën 15 vjeçare kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja sesa të vdesin nga koronavirusi, duke bërë kështu presion më të madh qeverisë britanike që t’i rikthejë nxënësit nëpër klasa dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Analiza e të dhënave nga Zyra e Statistikave Kombëtare të Universitetit të Kembrixhit sugjeron që rreziku për fëmijët nga COVID-19 është tepër i ulët, raporton Daily Telegraph.
Shkalla e vdekjes për fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç në Angli dhe Uells është një në 3.5 milion dhe për nën-pesë është një në 1.17 milion, sipas shifrave të ONS.
Në krahasim, midis 30 deri në 60 njerëz goditen nga rrufeja çdo vit në Britani - ose midis një në 1.1 milion dhe një në 2.21 milion, sipas Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Aksidenteve, megjithëse nuk është e qartë se sa janë fëmijët.
Profesori Sir David Spiegelhalter, kryetari i Winton Center for Risk, pohoi se rreziku për fëmijët është "i vogël".
Ai shtoi: "Ajo që na duhet për COVID-19 është një vaksinë”.
"Nëse, në të ardhmen, ne nuk kemi një vaksinë, atëherë do të duhet të mendojmë se si t'i mbrojmë ato grupmoshat më të rrezikuara, ndërsa njerëzit e rinj mund të vazhdojnë me jetën e tyre - nuk mendoj se kjo do të përfshijë ndonjëherë inkurajimin e njerëzve që mund të infektohesh."
Kjo vjen pas akuzave të shumta ndaj Gavin Williams, Sekretarit të Arsimit në Britani të Madhe, i cili vendosi të mos rihap të gjitha shkollat para pushimit veror, ku pretendohet nga qytetarët se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga COVID-19./Motilokal.com
