OBSH: Mos përdorni doreza, rrisin mundësinë e infektimit

OBSH: Mos përdorni doreza, rrisin mundësinë e infektimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se nuk rekomandon përdorimin e dorezave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas OBSH-së një praktikë e tillë, rrit mundësinë e vetinfektimit dhe atë të transmetimit tek të tjerët.

OBSH këshillon që në vend të dorezave të lahen duart sa më shpesh dhe të përdoren dezinfektantë në vende ku frekuentoni më shumë.

 Në ambiente publike si supermarketet, përveç ruajtjes së distancës fizike, OBSH rekomandon vendosjen e dezinfektantëve në hyrje dhe dalje.

OBSH thotë se përmirësimi i praktikave higjieno-sanitare ndihmon vendet të parandalojnë përhapjen e COVID-19./Motilokal.com