Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se burimi i ujit në Istog është monument i mbrojtur i natyrës me karakter hidrologjik.
Në njoftim thuhet se i takon kategorisë së III të mbrojtjes sipas kategorizimit të IUCN. Pjesë e regjistrit të Zonave të Mbrojtura të Kosovës, i marrë në mbrojtje ligjore në vitin 2008, me sipërfaqe rreth 4 ha.
Burimi i Istogut ka vlera, natyrore, shkencore, edukativo-arsimore dhe turistike. Burimi gjendet rrënz Malit Mokna, në lartësi mbidetar 480 m, buron në kontakt të formacionet e gëlqerorëve të trisaikut dhe formacioneve diabaz –strallore, me prurje mesatare 2500 litra /sek.
Nga ky burim karstik formohet lumi i Istogut i cili është i gjatë rreth 14 km, dhe derdhet në lumin Drini i Bardh. Burimi i Istogut shfrytëzohet për ujë të pijshëm për qytetin e Istogut dhe pjesën më të madhe të vendbanimeve të kësaj komune, si dhe për ujitje e tokave bujqësorë te kësaj zone./Motilokal.com
