Dita Botërore e Oqeaneve, e cila mbahet çdo vit në 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të festuar dhe mbrojtur oqeanet.
Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve ofron mundësi që të kyçemi drejtpërdrejtë në mbrojtjen e të ardhmes sonë, përmes iniciativave qytetare - pastrimi i plazheve, programet edukuese, gara, festivale, si dhe ngjarjet e aktivitetet e ndryshme, ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes se sa i rëndësishëm është oqeani për jetën tonë. Këtë vit, tema është “Oqeanet tanë, e ardhmja jonë”.
Kur mendojmë për rreziqet e shëndetit publik, mund të mos mendojmë për oqeanin. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë, shëndeti i oqeanit është i lidhur ngushtë me shëndetin tonë. Disa mund të jenë të befasuar kur lexojnë se organizmat e zbuluar në thellësi ekstreme përdoren për të shpejtuar zbulimin e COVID-19, dhe ndoshta edhe më shumë për të mësuar se, është ambienti që mund t'i japë një zgjidhje njerëzimit.
Kjo është një nga arsyet e shumta pse duhet të festojmë Ditën Botërore të Oqeaneve: të kujtojmë të gjithëve për rolin kryesor që kanë oqeanet në jetën e përditshme. Oqeane janë mushkëritë e planetit tonë, duke siguruar pjesën më të madhe të oksigjenit që thithim. Qëllimi i Ditës është të informojë publikun për ndikimin e veprimeve njerëzore në oqean.
Oqeanet janë burim kryesor i ushqimit dhe ilaçeve dhe një pjesë kritike e biosferës. Në fund të fundit, është një ditë për të festuar së bashku për bukurinë, pasurinë dhe premtimin e oqeanit.
Disa fakte rreth oqeaneve:
Oqeanet shërbejnë si burimi më i madh i proteinave në botë, me më shumë se 3 miliardë njerëz në varësi të oqeaneve si burimi i tyre kryesor janë proteinat.
Mbi tre miliardë njerëz varen nga biodiversiteti detar dhe bregdetar për jetesën e tyre.
Oqeanet thithin rreth 30% të dioksidit të karbonit të prodhuar nga njerëzit, duke ndikuar në ngrohjen globale.
Rreth tetë milionë ton plastikë hidhen në oqeane çdo vit. Kjo sasi është gati e barabartë me peshën e 90 aeroplanëve.
E kthyer në sasi më të vogla, kjo masë është e barabartë me hedhjen e një kamioni me mbeturina në oqean për çdo minutë.
Mbeturinat e hedhura në oqean mblidhen në vende të caktuara dhe formojnë grumbuj. Grumbulli më i madh i mbeturinave ndodhet mes Havait dhe Kalifornias. Aty janë mbledhur rreth 1.8 bilion copa të plastikës. Ato zënë një sipërfaqe sa trefishi i sipërfaqes së Francës.
Më shumë se një milion zogj dhe më shumë se 100 mijë gjallesa detare ngordhin çdo vit për shkak të mbeturinave plastike.
Rreth 80 për qind e ndotjes së mjedisit ujor të planetit tonë vjen nga toka. Këtu përfshihen ujërat e zeza, kamionët, fermat dhe vaji i motorëve të veturave.
Copa të plastikës janë gjetur edhe në thellësi prej 11 kilometrash në oqean. Kjo do të thotë se plastika është duke i ndotur disa nga vendet më të skajshme të planetit tonë./Motilokal.com
