Moti sot dhe nesër në Kosovë

Moti sot dhe nesër në Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë me diell dhe pjesërisht me re. Në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit mund të ketë edhe reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 15 deri në 26 °C. Era do të fryjë1 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit, ndërsa në mbrëmje deri në 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Të enjten mëngjesi do të jetë pothuajse i kthjellët, ku temperatura do të arrijë deri në 13 °C, kurse në mesditë do të mbaj mot pjesërisht me re, temperaturat pritet të arrijnë deri në 25 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com