Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, pas regjistrimit të 27 rasteve të reja mbrëmë.
IKSHPK thekson se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sec!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim!/Motilokal.com
