Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme në vendin tonë. Ndërsa nga e marta do të fillojnë të ngritën temperaturat, ku do të kemi mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 13 deri në 18 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.
Dita e marte do të jetë me mot të kthjellë dhe të ngrohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 22 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.
Edhe e mërkura do të mbajë mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Temperaturat do të sillen prej 18 deri në 22 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com