Shtyllat e transmetimit të tensionit të lartë fole të sigurta për lejlekët e rrezikuar në Shqipëri [Foto]

Shtyllat e transmetimit të tensionit të lartë fole të sigurta për lejlekët e rrezikuar në Shqipëri [Foto]

Dikur të pranishëm anekënd Shqipërisë dhe të adhuruar si sjellës të fatit, sot lejlekët dhe sidomos foletë e tyre numërohen me gishtat e dorës.

Sipas AOS-Albanian Ornithological Society vetëm shtatë fole gjenden në të gjithë Shqipërinë, katër prej tyre në shtyllat e tensionit të lartë në jug të Shqipërisë. Prania në këto mjedise tregon se këta shpend të rrezikuar me zhdukje në Shqipëri, kanë nevojë të vazhdueshme për foleza të mbrojtura.

OST në bashkëpunim me disa organizata mjedisore të vendit, është angazhuar në ofrimin e platformave të folezimit të lejlekëve. Njëkohësisht këto platforma po reduktojnë rrezikun e elektroshokut të këtyre shpendëve kaq të veçantë. Si rezultat, numri i lejlekëve në shtyllat e tensionit të lartë është dyfishuar në krahasim me 2019.

Dy platforma të vendosura në Fier dhe Gjirokastër kanë qenë të suksesshme. Lejlekët po folezojnë në një shtyllë të tensionit të lartë në Fier dhe një tjetër çift po ndërton folenë në Mesopotam.

Këto lajme të mira nxisin OST të ruajë qëndrueshmërinë mjedisore të investimeve të saj në infrastrukturën e energjisë si dhe frymëzojnë për bashkëpunime të tjera të suksesshme në të ardhmen./Motilokal.com

Image may contain: bird

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: bird, sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: bird and sky