Shpërthen meteori në qiellin e Turqisë

Shpërthen meteori në qiellin e Turqisë

Një shfaqje dritash i ka surprizuar banorët e Turqisë mbrëmjen e kaluar. Rreth orës 20:30, kur errësira kishte rënë në të gjithë vendin, papritur panë një ndriçim të madh që vinte nga jashtë.

Një pjesë e madhe e banorëve dolën menjëherë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte.

Ndonëse ndjenin frikë dhe emocion në të njëjtën kohë, nuk i hoqën telefonat nga duart për të filmuar fenomenin e rrallë natyror. Thuhej se aty kishte rënë një meteor, i cili shpërtheu në qiell.

Dëshmitarët e kësaj ndodhie natyrore thonë se drita zbriti nga qielli dhe ngjasoi me lindjen e diellit. Në disa qytete u pa vetëm drita ndërsa në disa të tjera u dëgjua zhurmë shpërthimi apo bubullime.

Kjo i shtyu banorët të mendojnë për rënien e një meteori dhe lajmëruan menjëherë autoritetet. Për këtë fenomen natyror të njëjtin mendim kanë edhe ekspertët, por ende nuk është arritur në një rezultat konkret.

Autoritetet kanë nisur hetimet, por nuk është gjetur vendi se ku mund të ketë rënë meteori./Motilokal.com