Ky është parashikimi i motit për ditën e diel në Shqipëri

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel në Shqipëri

Gjatë ditës së diel, në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të ditës, kryesisht me intensitet të ulët. Në disa zona nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, në zonat malore mbi 1100–1200 metra lartësi, veçanërisht në veri, verilindje, lindje dhe juglindje të vendit, reshjet do të jenë në formën e dëborës, me intensitet të ulët.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 9°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 16°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com