Me shtimin e flotës së mjeteve elektrike, Tirana ka filluar të përgatit vijëzimet e reja ekologjike.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar disa pamje nga vijëzimet e reja në rrugët e kryeqytetit.
“Në Tiranë ndjekim gjithmonë shembujt më të mirë. Me shtimin e flotës së mjeteve elektrike janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Një jetesë e shëndetshme me ajër të pastër, por edhe krijimin e lehtësirave, për ata që përdorin mjete me zero ndotje në mjedis”, ka shkruar Veliaj.
Bashkia e Tiranës i ka bërë vijëzimet e reja nëpër kryqëzimet kryesore të qytetit./Motilokal.com






