Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu edhe temperatura të freskëta në orët e mëngjesit si dhe jo shumë të larta në ato të mesditës do të na shoqërojnë gjatë këtyre ditëve ne Shqipëri.
Dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite mor me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 22 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të perëndimit.
Edhe e marta do të jetë me mot pjesërisht me re dhe me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.
Paraditja e së mërkurës do të jetë me mot të kthjellët, kurse pasditja pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 10 deri në 22 °C. /Motilokal.com
