Ekspertët sugjerojnë të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga koronavirusi

Ekspertët sugjerojnë të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga koronavirusi

Larja e duarve tuaj gjashtë deri në 10 herë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit nga  koronavirusi, sipas një studim.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.

Studiuesit nga University College London gjurmuan 1,663 pjesëmarrës që kishin shumë më pak gjasa të infektoheshin nëse do të pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë.

Studimi zbuloi se larja e duarve të moderuar, midis gjashtë dhe 10 herë në ditë, zvogëlon rrezikun e sëmundjes nga 36 për qind krahasuar me ata që lanin duart më rrallë.

Ekspertët thanë se gjetjet tregojnë se larja e duarve mund të luftojë koronaviruset përfshirë COVID-19.

Koronavirusët janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme, ndërsa të gjitha ato përfshirë edhe këtë të fundit, mund të vriten nga sapuni dhe uji./Motilokal.com