Fusha magnetike e tokës po dobësohet në mënyrë misterioze

Fusha magnetike e tokës po dobësohet në mënyrë misterioze

Fusha magnetike e Tokës po dobësohet midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut, duke shkaktuar kaos për satelitët dhe studiuesit e hapësirës.

Shkencëtarët që studiojnë fenomenin vunë re se një zonë e njohur si Anomalia e Atlantikut të Jugut është rritur ndjeshëm viteve të fundit, megjithëse arsyeja për të nuk është plotësisht e qartë.

Hulumtuesit janë duke spekuluar se dobësimi mund të jetë shenjë e faktit që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve. Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ishte 780,000 vjet më parë.

Anomalia po shkakton kaos për satelitët dhe avionët që fluturojnë në këtë zonë, pasi shumë prej tyre po përjetojnë atje probleme teknike. Zbulimi është bërë nga një ekip i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) i cili i ka marrë të dhënat nga konstelacioni i saj Swarm, që është një grup satelitësh.


Këta satelitë janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe i lejojnë ekspertët që të dallojnë zonat e dobësuara. ESA e ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013. Misioni përbëhet nga tre satelitë identikë që ofrojnë matje me cilësi të lartë të saj tre rrafshe orbitale të ndryshme.

Pasojat e një ngjarje të tillë mund të jenë domethënëse, pasi fusha magnetike e Tokës luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e planetit nga erërat diellore dhe rrezatimi i dëmshëm kozmik.


Sistemet e telekomunikacionit dhe satelitit gjithashtu mbështeten në të që të funksionojnë, duke sugjeruar që kompjuterët dhe telefonat mobil mund të pësojnë vështirësi.

ESA tha se do të vazhdojë të monitorojë fushën magnetike të dobësuar me yjësinë e saj të satelitëve Swarm.

"Misteri i origjinës së Anomalisë së Atlantikut të Jugut nuk është zgjidhur ende", deklaroi Agjencia Hapësinore. "Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: vëzhgimet e fushës magnetike nga Swarm po japin një pasqyrë të re tërheqëse për proceset e kuptuara me zor të brendësisë së Tokës"./Motilokal.com