22 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik - Çdo zgjidhje gjendet në natyrë!

22 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik - Çdo zgjidhje gjendet në natyrë!

Çdo zgjidhje gjendet në natyrë! Kjo shprehje emblematike vjen si një apel mbarëbotëror, sot në Ditën e Diversitetit Biologjik, ose siç njihet ndryshe Dita e Biodiversitetit!

"Biodiversiteti është ushqimi që hamë, uji që pimë, ajri që marrim frymë. Për më tepër, ne njerëzit jemi pjesë e tij, sepse jemi pjesë e natyrës", ka thënë Dr. Cristiana Paşca Palmer, nga OKB!

Pra, na duhet një planet i shëndetshëm me ekosisteme të shëndetshëm dhe çdo formë a lloj jetese në natyrë të shëndetshme, që dhe ne njerëzit të kemi një jetë të shëndetshme!

22 Maj, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit e cila është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është shënuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik./Motilokal.com