Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe të premten

Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe të premten

Shqipëria pritet të përjetojë edhe të premten mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta që vijojnë të dominojnë rajonin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në të gjithë territorin do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet të shfaqen vetëm vranësira të pakta dhe kalimtare, pa ndikuar në kushtet e përgjithshme atmosferike.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 36°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com