Si pritet të jetë situata meteorologjike në Mal të Zi?

Si pritet të jetë situata meteorologjike në Mal të Zi?

Në Mal të Zi, fillimi i javës pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe temperatura të larta.

Të hënën do të mbajë mot me diell, me vranësira të pakta lokale në disa zona.

Ditën e martë dhe të mërkurë pritet vazhdim i motit të qëndrueshëm, me diell dhe nxehtësi të theksuar, ku temperaturat do të mbeten mbi vlerat mesatare për këtë periudhë.

Gjatë orëve të mesditës, rrezatimi ultraviolet (UV) pritet të jetë i lartë. Këshillohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, sidomos në orët e pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com