Kosovën e pret një javë e nxehtë dhe me diell

Kosovën e pret një javë e nxehtë dhe me diell

Moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me shumë diell dhe temperatura të larta.

Gjatë së hënës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa kushte të ngjashme atmosferike priten edhe të martën. Edhe dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me intervale të gjata me diell.

Gjatë orëve të mesditës, rrezatimi ultraviolet (UV) pritet të jetë i lartë. Këshillohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, sidomos në orët e pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com