Moti gjatë ditës së hënë në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme. Parashikohet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.
Edhe ditët në vijim, e marta dhe e mërkura, do të karakterizohen nga mot i nxehtë, stabil dhe diell.
Gjatë orëve të mesditës, rrezatimi ultraviolet (UV) pritet të jetë i lartë. Këshillohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, sidomos në orët e pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com
