IKSHPK apelon për kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta

IKSHPK apelon për kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke mbrojtur jo vetëm veten, por edhe personat më të rrezikuar, si të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

IKSHPK rekomandon që qytetarët të njihen me shenjat paralajmëruese që mund të tregojnë për probleme serioze shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia dhe, në raste të tilla, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Respektimi i këtyre rekomandimeve ndihmon në parandalimin e pasojave që mund të shkaktojnë temperaturat e larta gjatë ditëve të verës.


/Motilokal.com