Ja si pritet të jetë moti të shtunën në Kosovë

Ja si pritet të jetë moti të shtunën në Kosovë

Moti të shtunën në Kosovë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Gjatë ditës parashihet mot me diell dhe i nxehtë, me temperatura të larta që do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.


/Motilokal.com