Moti të premten në Shqipëri do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
