Fenomen i pazakontë në Gjirin e Lalëzit, pamjet mahnitin pushuesit

Fenomen i pazakontë në Gjirin e Lalëzit, pamjet mahnitin pushuesit

Një fenomen i pazakontë optik është vërejtur mbi sipërfaqen e detit në Gjirin e Lalëzit, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në rrjetet sociale.

Pamjet, të publikuara nga gazetari Blendi Fevziu dhe të realizuara nga Enxhi Ferhati, tregojnë një deformim të dukshëm të horizontit, duke nxitur kureshtje dhe diskutime mbi natyrën e këtij fenomeni.

Sipas shpjegimeve të specialistëve dhe njohësve të meteorologjisë, bëhet fjalë për një mirazh detar, të njohur edhe si Fata Morgana. Ky është një fenomen optik që krijohet kur shtresa ajri me temperatura të ndryshme përthyejnë rrezet e dritës, duke deformuar pamjen e objekteve dhe të horizontit.

Në këto kushte atmosferike, anijet apo pjesë të horizontit mund të duken sikur janë të ngritura mbi det, të zgjatura ose të shtrembëruara. Fenomeni shfaqet më shpesh kur masa të ftohta ajri kalojnë mbi sipërfaqe më të ngrohta të ujit dhe është i njohur në shumë zona bregdetare të Adriatikut, përfshirë edhe bregdetin shqiptar.

Edhe pse krijon pamje mbresëlënëse dhe të pazakonta, Fata Morgana është një fenomen natyror dhe nuk paraqet ndonjë rrezik, por është rezultat i kushteve të veçanta atmosferike që ndikojnë në mënyrën se si përhapet drita.

/Motilokal.com